Shihni filmat dhe serialet tuaj të preferuar falas
TeknologjiKeni ëndërruar për një aplikacion ku mund të gjeni çdo film dhe serial të mundshëm falas?
Ju prezantojmë me Stremio. Më besoni që keni për ta dashuruar.
Mund ta instaloni aplikacionin Stremio në disa pajisje duke përfshirë windows, macOS, Linux, Android dhe iOS. Megjithatë, Stremio në iOS vjen me funksione të limituara. Aplikacioni nuk është i disponueshëm për televizorët inteligjentë (vetem nese keni Android Tv), por ju mund ta lidhni atë lehtësisht nëpërmjet pajisjeve lidhëse të kompjuterit me televizorin apo nëpërmjet screen sharing ose Chromecast.
Çfarë është Stremio?
Stremio është një aplikacion që ju lejon të transmetoni pa pagesë filmat dhe serialet tuaj të preferuar. Ndryshe nga shumë aplikacione të tjera që janë vërdallë Stremio është i besueshëm dhe i sigurt.
Ju gjithashtu mund të shikoni kanale ueb, kanale sportive dhe televizive ose të dëgjoni podkaste në Stremio. Asnjë nga përmbajtjet nuk është në pronësi të Stremio; është thjesht një aplikacion i qendrës mediatike ku mund të shikoni përmbajtje nga platforma të ndryshme transmetimi. Ai gjithashtu mund të transmetojë përmbajtje përmes skedarëve torrent dhe lidhjeve magnetike, duke eliminuar nevojën për të shkarkuar përmbajtjen në pajisjen tuaj elektronike.
A është falas Stremio?
Po, Stremio është një mjet pa pagesë, me burim të hapur. Është falas për t’u shkarkuar dhe nuk ka blerje brenda aplikacionit.
A është legal Stremio?
Po, Stremio është i ligjshëm. Është thjesht një platformë që lehtëson transmetimin nga platformat dhe burimet e tjera të transmetimit përmes një rrjeti P2P (Një shërbim peer-to-peer është një platformë e decentralizuar ku dy individë ndërveprojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, pa ndërmjetësim nga një palë e tretë).
Stremio është një aplikacion legjitim i disponueshëm në Apple Store dhe në Google Play Store. Përdorimi i rrjeteve P2P nuk është i paligjshëm, transmetimi i përmbajtjes me të drejtë autori pa leje është, dhe kjo është arsyeja pse duhet të përdorni një VPN (Rrjet Privat Virtual) kur e përdorni atë, për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë tuaj. Ne rekomandojmë ExpressVPN si VPN-në më të mirë për Stremio.
VPN-të kodojnë trafikun tuaj të internetit në mënyrë që askush të mos mund ta përgjojë atë apo të shikojë aktivitetin tuaj në internet. Në disa raste kur ISP-ja ka ulur shpejtësinë e lidhjes suaj, përdorimi i një VPN do të përmirësojë gjithashtu shpejtësinë e lidhjes, kështu që ju mund të shijoni transmetimin pa bufer.
Do t’ju duhet gjithashtu një VPN nëse jeni në një vend me censurë të rëndë.
Si të instaloni Stremio?
Instalimi i Stremio është mjaft i thjeshtë. Meqenëse nuk keni nevojë të paguani për një abonim, thjesht mund të shkarkoni aplikacionin, të regjistroheni (me facebook ose adrese emaili) dhe të filloni të shikoni çdo gjë që dëshironi, nga filmat te serialet, dokumentarët e deri te shfaqjet televizive.
Mund ta shkarkoni këtu
Përdorimi i Stremio: Funksionalitetet bazë
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm: instaloni Addons.
Addons ju lidhin me serverët e mediave në të gjithë botën dhe rreshtojnë lidhjet e transmetimit që ju të zgjidhni mes tyre. Addons ne Stremio shkarkohen dhe instalohen në internet dhe nuk zënë hapësirën e pajisjes suaj. Prandaj ajo çfarë bëj unë është që të shkarkoj sa më shumë, për të mos thënë të gjitha, sepse më pëlqen të kem opsione. 🙂
Shkoni te faqja e Addons duke klikuar në ikonën në këndin e sipërm djathtas si më poshtë:
Do tju shfaqen të gjithë Addonsat që janë në dispozicion. Për t’i instaluar, klikoni në opsionin “Install”.
Mund të instaloni çdo Addons që ju pëlqen.
Këtu është një listë me Addons që ne rekomandojmë:
- Torrentio
- The PirateBay+
- 123Movies
- YTS
- Brazuca Torrents
- USA Internet TV
- Unreal Sports Streams
- OpenSubtitles
Mund të zgjidhni filmat apo çfarëdo që dëshironi të shihni duke i kërkuar ato në dritaren “Search” në të djathtë të ekranit. Ose mund të shihni sugjerimet që ju jep Stremio duke klikuar “Discover”.
Pasi të keni klikuar mbi një film/serial do tju hapet një faqe si më poshtë:
Në të djathë do shfaqen të gjitha linqet ku mund ta shihni filmin. Klikoni mbi njërin që ka më shumë klikime (afishuar poshtë tij) dhe që ka cilësinë që ju dëshironi.
Nëse po hasni probleme dhe filmi po ngec, lëreni për disa minuta derisa të bëhet buffered 100% .
Shikim të këndshëm 🙂