Ekspertëve kërkojnë të pezullojnë përkohësisht avancimin e Inteligjencës Artificiale
Teknologji
Figurat kryesore të inteligjencës artificiale duan që trajnimi i sistemeve të fuqishme të AI të pezullohet përkohësisht pasi përbën një kërcënim për njerëzimin.
Ata kanë nënshkruar një letër të hapur që paralajmëron për rreziqet e mundshme dhe thonë se gara për të zhvilluar sisteme të inteligjencës artificile është jashtë kontrollit.
Shefi i Twitter, Elon Musk është ndër ata që duan që trajnimi i AI-ve mbi një kapacitet të caktuar të ndalet për të paktën gjashtë muaj.
Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak dhe disa studiues në DeepMind gjithashtu nënshkruan.
OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, lëshoi kohët e fundit GPT-4 – një teknologji më moderne, e cila ka impresionuar vëzhguesit me aftësinë e saj për të bërë detyra të tilla si përgjigjja e pyetjeve rreth objekteve në imazhe.
“Sistemet e AI paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”
Instituti Future of Life, një organizatë jofitimprurëse, thotë se misioni i saj është “të drejtojë teknologjitë transformuese larg rreziqeve ekstreme dhe drejt përfitimeve të jetës”.
Musk, pronar i Twitter dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave Tesla, është renditur si këshilltar i jashtëm i organizatës.
Inteligjenca artificiale e avancuar duhet të zhvillohet me kujdes, thotë letra, por në vend të kësaj, muajt e fundit kanë parë laboratorët e AI në një garë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe krijuar asete dixhitale gjithnjë e më të fuqishme.
Letra paralajmëron se AI mund të mbushë kanalet e informacionit me dezinformata dhe të zëvendësojnë vendet e punës me automatizim.
Letra vjen pas një raporti të fundit nga banka investuese Goldman Sachs, e cila tha se ndërsa AI kishte të ngjarë të rriste produktivitetin, miliona vende pune mund të automatizoheshin.
Megjithatë, efekti i AI në tregun e punës është shumë i vështirë për t’u parashikuar.