Zara lançon produktet e bukurisë për fëmijë

Fashion

Zara ka krijuar një koleksion lozonjar të produkteve të bukurisë të dizejnuara për fëmijë nga grimierja me origjinë britanike Diane Kendal.

Linja e bukurisë quhet ‘Mini Artists’ dhe përfshin si produkte ashtu edhe aksesorë të krijuar për t’i lejuar fëmijët të shpalosin imagjinatën e tyre krijuese përmes “eksplorimit të toneve, teksturave dhe modeleve të ndryshme”.

Në një deklaratë, Zara tha: “Ky projekt është një projekt i veçantë nga Diane Kendal, e cila si grimiere ka bashkuar njohuritë e saj me përvojën si mama-artiste, për të krijuar një koleksion unik që përmirëson përvojat e fëmijërisë.

“Mini Artists” përfshin formula dhe tekstura që janë “miqësore, të buta dhe të lehta për t’u aplikuar”, shton Zara, “manikyr me bazë uji, lapsa me ngjyra për fytyrën, paleta pluhuri, paleta kremi dhe furça.”

Në koleksion ka 12 manikyrë, duke përfshirë gjashtë ngjyra me shkëlqim dhe gjashtë ngjyra mat. Llakët e thonjve janë me bazë uji dhe mund të hiqen lehtësisht. Ndërsa tetë lapsat me ngjyra të fytyrës ofrojnë “pigmentim të lartë” si në shkëlqim ashtu edhe në mat, dhe paleta e pudrës, e disponueshme në nunca të ndryshme vjen gjithashtu e kompletuar me një ngjitës të personalizuar.

Përveç kësaj, paleta e kremit është e mbushur me pesë tone primare, e krijuar në mënyrë të tillë që fëmijët të përziejnë ngjyrat dhe të krijojnë të tyren.

Linja përfshin gjithashtu aksesorë, të tillë si maska për fytyrën, kapëse flokësh, përparëse etj.