Rihanna rikthehet në skenë me një super performancë dhe lajmin e shtatzanisë

Fashion

Rihanna është rikthyer.

Në atë që mund të konsiderohet lehtësisht një nga shfaqjet më të pritura të “Super Bowl” Rihanna dha një shfaqje spektakolare të hiteve të saj më të mëdha të dielën në mbrëmje. Ylli botëror performoi këngët e preferuara të publikut si “Umbrella”, “Rude Boy”, “Diamonds” etj. Kjo ishte performanca e parë e Rihanna-s në më shumë se 7 vjet që nga publikimi i albumit të saj të fundit, dhe që kur u bë nënë për herë të parë.

Në ktë mbrëmje ishte i ftuar edhe një mysafir special – fëmija i saj i dytë! Një përfaqësues i këngëtares konfirmoi për “People” dhe “The Hollywood Reporter” se ajo është me të vërtetë shtatzënë.

Rihanna doli në skenë me një jumpsuite të kuq nga Loewe e shoqëruar me dy pallto të ndryshme Alaïa dhe atlete nga Maison Margiela x Salomon Cross. Look-u i saj u kompetua me buzëkuqin e lëngshëm Velvet të markës së saj të bukurisë “Fenty Beauty” dhe flokët të kapura bisht në stilin ponytail. 

Rihanna më parë ndau gjatë një konference për shtyp para Super Bowl se si ajo kishte në plan të jepte gjithçka në performancën e rikthimit dhe të kuptonte se sa të larta ishin aksionet duke marrë parasysh pauzën e saj të gjatë nga muzika.

“Ky moment mund të kishte ardhur vetëm tani. Kur bëhesh nënë, ka diçka që ndodh me ty, ndihesh sikur mund të përballesh me botën, mund të bësh gjithçka. Dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë. Sado e frikshme që ishte sepse nuk kam qenë në skenë për shtatë vjet, ka diçka emocionuese në sfidën e gjithë kësaj. Dhe është e rëndësishme për mua ta bëj këtë. Është e rëndësishme për fansat e mi, dhe për djalin tim.”  tha Rihanna për Apple Music në fillim të kësaj jave.