Kuptimi i fshehur pas ngjyrës së zezë

Fashion

Përgjatë historisë, veshja e zezë ka nënkuptuar pushtetin, rebelimin, vdekjen, seksin etj. 

Cristóbal Balenciaga (1895-1972), dizajner për të pasurit dhe mbretërit (Grace Kelly, Jackie Kennedy, Audrey Hepburn…), i lavdëruar në qarqet më të larta të modës si le maître (mjeshtri), me një përkushtim të madh ndaj të zezës bëri shumë për ta ngritur atë nga një ngjyrë që përfaqësonte veshjet funerale në ngjyrën e modës së lartë të asaj kohe.

Ai përdori të zezën më shumë se çdo stilist tjetër. E zeza theksoi gjeometrinë dhe cilësinë skulpturore të modeleve të tij të guximshme, duke i dhënë atij lirinë për t’u përqendruar më shumë në formën e objektit.

Coco Chanel, një mikeshë e mirë e Balenciaga-s, ishte gjithashtu e mahnitur nga e zeza dhe koncepti i fustanit të zi të viteve 1920 që është ende popullornv ditët e sotme. Nëse do të ndryshonit aksesorët tuaj, fustani i zi do të ishte perfekt për të gjitha llojet e rasteve. 

“Kur kishte pëlhurën përpara, ai e dinte se çfarë lloj të zezë donte të nxirrte me materialin”, tha Gaspard de Massé nga Arkivi i Balenciagas në Paris. “Ju keni shumë të zeza brenda të zezës”, shpjegon ai. “Ndonjëherë është gri, ndonjëherë është kafe, nganjëherë blu. Ndonjëherë është sikur po zhytesh në një të zezë që është kaq e thellë sa të duket sikur po hyn dhe zbulon diçka të re.”

Por Balenciaga nuk është i vetëm në entuziazmin e tij për të zezën. Dolce & Gabbana, Versace dhe Yohji Yamamoto, të gjithë publikuan koleksione me bazë të zezën në javët e fundit të modës. Në fund të fundit, e zeza shet. Dizajnerët e bluzave, si Bonfire dhe Spreadshirt, raportojnë se e zeza tejkalon çdo ngjyrë tjetër. 

Joshja ndaj të zezës është në fakt një mekanizëm mbijetese, shpjegon shkrimtari dhe kritiku John Harvey, autor i The Story of Black. Në kohët e lashta ishte e rëndësishme të shihje vendet e errëta; një vend ku mund të shkoje dhe të fshiheshe. E zeza ajo priret të projektohet më shumë, ndërsa e bardha perceptohet si ngjyrë sfondi.

E zeza është gjithashtu një ngjyrë praktike. 

E zeza, me sa duket, na ka magjepsur që nga fillimi i kohërave. Ajo nënkuptonte virtytin dhe detyrën, dhe që nga shekulli i 11-të e tutje u vesh gjerësisht nga klerikët. Më vonë, mbretërit, si Filipi II i Spanjës (1527-98), e miratuan atë, duke u lidhur me respektin dhe autoritetin e kishës. E zeza u bë një ngjyrë që tregonte seriozitet.

Me kalimin e kohës, e zeza u përhap te tregtarët dhe njerëzit e biznesit të klasës së mesme, por ishte mjaft e mërzitshme dhe e ashpër. 

Lideri kryesor Beau Brummell, ekuivalenti i shekullit të 19-të i një ndikuesi social, pa sesi industrializimi po e zhvendoste fuqinë tek klasat e mesme në rritje. Riinterpretimi i tij i ngjyrës së zezë në kostumet me prerje të ngushtë,  e bëri sërish argëtuese këtë ngjyrë. 

Megjithatë, apeli i të zezës nuk është vetëm një histori konformiteti dhe favorizimi. Kjo njyrë përgjtë historisë u bë dhe shenja dalluese e frikës. Në Rusinë e shekullit të 16-të, policia sekrete e Ivanit të Tmerrshëm ishte veshur me të zeza dhe shekuj më vonë, “e zeza fashiste” u bë uniforma e ekstremit të djathtë. 

Ngjyra e zezë është gjithashtu një simbol i përmbysjes. Nënkultura të tilla si rockers, punks dhe goths e kanë përdorur atë për t’u rebeluar kundër konventave sociale. 

Kultura popullore e sheh të zezën të lidhur ngushtësisht me protestën. 

Sot, disa nuse po kalojnë edhe tek e zeza, duke refuzuar shfaqjen patriarkale të pastërtisë së bardhë. Në të vërtetë, fuqia seksuale e të zezës shihet gjerësisht në kulturën perëndimore.

E zeza mund të jetë tepër dramatike dhe mund të jetë tepër funksionale në të njëjtën kohë. Eshtë një ngjyrë që kapërcen gjithçka; mund ta vishni në çdo rast… Nuk ka bujë, nuk ka kompleksitet dhe shkon me çdo gjë. – Alex Longmore

BBC