Si të hapim një account në Fiverr?

Biznes

1. Krijimi i një profili në Fiverr

Po mendoni të filloni një karrierë në Fiverr? Keni zgjedhur padyshim një nga platformë më të mira për të rritur të ardhurat tuaja duke u bërë pjesë e botës së Freelancing. Ne do t’ju udhëzojmë se si të krijoni një llogari në Fiverr në disa hapa të thjeshtë.

Fiverr ka dy lloje llogarish, atë të shitësit dhe llogarinë e blerësit. Të dyja konfigurohen në të njëjtën mënyrë dhe përdoruesi mund të ndryshojnë llojin e llogarisë në varësi të shitjes ose blerjes së shërbimeve.

Krijimi i një llogarie është një proces mjaft i thjeshtë. Vazhdoni të lexoni për të parë se si të krijoni një llogari Fiverr. Më poshtë janë disa hapa të nevojshëm që duhen ndjekur për të krijuar një llogari të re.

2. Vizitoni Fiverr.com 

Hapni shfletuesin tuaj të internetit. Në shiritin e kërkimit, shkruani fiverr.com dhe shtypni enter. Do t’ju drejtojë menjëherë në faqen e Fiverrit. 

3. Bëhuni pjesë e Fiverr

Në anën e djathtë, sipër,  të faqes së internetit klikoni  “Join”.

4. Vendosni llogarinë tuaj të emaili-t

Klikoni dhe do ju drejtojë në faqen tjetër ku do të shihni një formular regjistrimi pop-up me tre opsione regjistrimi. Zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Ne ju rekomandojmë të përdorni një adresë emaili për t’u regjistruar.  

Shkruani adresën tuaj të emailit dhe klikoni “Vazhdo”.

Plotësoni informacionin tuaj bazë.

Në seksionin tjetër, do ju kërkohet të krijoni një emër përdoruesi dhe fjalëkalimin për llogarinë tuaj Fiverr. Nëse emri juaj i përdoruesit është i disponueshëm, do të shihni një shenjë të gjelbër pranë tij. Përndryshe, do ju duhet ta ndryshoni.

Ndërsa zgjidhni një emër përdoruesi, përdorni emrin tuaj profesional dhe shmangni përdorimin e emrave të rastësishëm. Kjo krijon një pamje profesionale dhe rrit besueshmërinë te ju. Një gjë që duhet theksuar këtu është se emri i përdoruesit është i përhershëm dhe nuk mund të ndryshohet më pas. Ju duhet të fshini profilin tuaj për të hequr emrin e përdoruesit.

5. Verifikoni adresen tuaj te emaili-t

Në hapin tjetër, Fiverr do të kërkojë të verifikojë adresën tuaj të emailit. Është një hap i rëndësishëm dhe kërkohet për të parë vërtetësinë e adresës së emailit që keni përdorur. Shkoni në kutinë tuaj të postës elektronike dhe verifikoni llogarinë nga email-i që Fiverri ju ka dërguar, duke shtypur butonin “Aktivizoni llogarinë tuaj në email”. Kjo do t’ju lejojë të hyni në llogarinë tuaj të sapokrijuar. Përfundojeni procesin menjëherë, pasi emaili do të jetë i vlefshëm vetëm për 30 ditë.

Më pas kthehuni në këtë faqe dhe klikoni “Kam aktivizuar llogarinë time”.

6. Konfigurimi i profilit

Pasi keni krijuar me sukses profilin tuaj në Fiverr bëhet plotësimi i profilit me informacionet e plota personale dhe profesionale.

Kur bashkoheni në Fiverr, profili juaj është blerës si parazgjedhje por këtë mund ta ndryshoni. Së pari, konfiguroni profilin tuaj si një shitës profesionist.

Hapi 1

Pasi të aktivizohet llogaria, shkoni në faqen kryesore. Klikoni në foton e profilit tuaj në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni “Cilësimet e mia”.

Hapi 2

Klikoni në opsioninBecome a Seller” në menunë lart djathtas dhe nga aty do hapet faqja e shitësit. Pastaj klikoni butoninbecoming a Seller” që ndodhet në mes.

Hapi 3

Më pas, do t’ju tregohet se si mund të krijoni llogarinë tuaj dhe të shisni shërbimet tuaja. Thjesht klikoni “Continue”

Hapi 4

Lexoni me kujdes udhëzimet bazë rreth Fiverr-it dhe pasi të keni përfunduar, klikoni “Continue”. Pas përfundimit të këtyre hapave, ju keni përfunduar fazën e parë të konfigurimit të profilit.

7. Plotësimi i informacionit të kërkuar në profil.

Seksioni i të dhënave personale.

Në këtë seksion, shkruani emrin tuaj të plotë origjinal. Shtoni foton tuaj të profilit dhe sigurohuni që ajo të jetë profesionale. Shkruani një hyrje tërheqëse dhe përshkruese për veten me fjalë të zgjedhura, pasi ajo do jetë gjëja e parë që do shohin klientët e mundshëm.

Në pjesën tjetër, zgjidhni gjuhët që zotëroni dhe nivelet e aftësisë. Pasi të keni mbaruar së shkruari, rishikoni për çdo gabim dhe kaloni te seksioni tjetër.

Seksioni i Informacionit Profesional

Në seksionin e informacionit profesional, zgjidhni profesionin tuaj. Opsioni për profesione të shumëfishta nuk është i mundur. Mund të zgjidhni vetëm një për profil. Më pas, zgjidhni kategoritë përkatëse të profesionit, dhe këtu mund të zgjidhni disa të tjera bazuar në ekspertizën tuaj.

Më pas, shtoni aftësitë duke kërkuar dhe përzgjedhur. Në seksionin tjetër shkruani arsimimin tuaj. Klikoni mbi “Add new” për të shtuar diplomat dhe nivelet arsimore. Për më tepër, ju keni dhe mundësinë për të shfaqur certifikatat tuaja dhe faqen tuaj personale.

Seksioni i llogarive të lidhura

Nëse ju pëlqen të lidhni llogaritë tuaja të mediave sociale me llogarinë tuaj Fiverr, mund ta bëni këtë në këtë hap. Është zgjedhja juaj, mund të zgjidhni ta lini edhe bosh.

Seksioni i Sigurisë së Llogarisë

Sigurimi i llogarisë tuaj është një hap i rëndësishëm. Shtoni numrin tuaj të telefonit dhe adresën e emailit dhe verifikojini duke marrë kodet përkatëse. Pasi të keni mbaruar, atëherë klikoni “Finish”.

Kjo ishte e gjitha…

beingcounsellor