Si të aplikojmë në Upwork?

Biznes

Me konfigurimin e llogarisë suaj Upwork, hapi i radhës është gjetja e klientëve për të cilët do të punoni.

Ne do të ndajmë me ju praktikat më të mira për t’ju ndihmuar të krijoni një profil tërhëqës dhe të fitoni klientët tuaj të parë. 

Pas krijimit të llogarisë, fokusi juaj zhvendoset te marrja e porosive në Upwork. Në seksionet e ardhshme, do të shqyrtojmë profilet, propozimet dhe përgatitjen e intervistës.

Krijo një profil që bie në sy

Të paktën 60% e profilit tuaj duhet të plotësohet përpara se të filloni të dërgoni propozime për postime pune në Upwork.

Jo vetëm që një profil i plotësuar i ndihmon klientët të kenë një pamje më të plotë të përvojës suaj, por gjithashtu ndihmon edhe Upwork t’ju gjejë projekte që përshtaten më mirë me përvojat dhe fushën tuaj të ekspertizës.

Një profil i plotësuar është i rëndësishëm nëse dëshironi të arrini statusin e talentit në rritje ose të merrni vlerësime të larta si një freelancer. Të dyja këto mund t’ju ndihmojnë në ndërtimin e një reputacioni të fortë në Upwork.

Përfitimet e një portofoli solid mund të përfshijnë rritjen e shikimeve të profilit, oferta pune më cilësore nga klientët e mundshëm, si dhe rritje të besimit në aftësitë dhe profesionalizmin tuaj edhe nëse jeni relativisht i ri në platformë.

Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa nga mënyrat që mund t’ju ndihmojnë të krijoni një portofol të rregullt dhe tërheqës:

Tregoni një histori për çdo shërbim që ofroni.

Nëse keni më shumë se një fushë ekspertize, portofoli juaj duhet të pasqyrojë gamën tuaj të aftësive.

Për shembull, le të themi se jeni një Content Writer (shkrimtar i përmbajtjes) që i pëlqen të punojë në përshkrimet e produkteve, por ju jeni gjithashtu edhe një profesionist i shkrimit të postimeve në blog dhe faqeve të ndryshme të internetit. Për t’u treguar klientëve të mundshëm se sa të talentuar jeni, ngarkoni tre deri në pesë artikuj që tregojnë mënyrën sesi ju shkruani dhe reklamoni një produkt të caktuar apo shkrimin e fundit që keni bërë në një blog ose faqe interneti. Secili do të kategorizohet veçmas me përshkrimin e tij unik.

Kur bëhet fjalë për organizimin e artikujve të portofolit tuaj, vendosni punën tuaj më të mirë përpara. 

Mbani mend: Fokusohuni në projektet që janë më të përafërta me llojin e projekteve që po përpiqeni të fitoni aktualisht.

Ndërtojeni portofolin tuaj në mënyrë krijuese

Synoni ta ndërtoni portofolin tuaj në mënyrë krijuese, jo thjesht si një kopje të informacionit tuaj të punësimit. Duke e trajtuar secilën hallkë si një pjesë të historisë suaj të punësimit– pavarësisht nëse përdorni fjalë, imazhe, raporte ose diçka tjetër për ta bërë këtë – ju keni më shumë gjasa t’i bëni njerëzit t’u kushtojnë vëmendje projekteve që dëshironi të ndani me ta. Këtu janë disa mënyra të ndryshme për t’iu qasur secilit shembull: 

Shkruani një histori të shkurtër për një punë sfiduese me të cilën jeni hasur ose një biznes që keni ndihmuar.

Përfshini fragmente të punës suaj – nuk keni nevojë të përdorni të gjithë projektin, veçanërisht nëse është i madh ose kompleks. Por, mund të përfshini një përmbledhje të një dokumenti ose të ndani një pamje paraprake ose klip të pjesës më të madhe të punës.

Bashkëngjitni pamjet e punës suaj, si p.sh. dokumente kërkimore, aplikacione, postime në media sociale, apo edhe rezultate anonime të fushatës Google Analytics.

Krijoni një paraqitje vizuale të sukseseve tuaja duke përdorur diagrame ose grafikë.

Kërkojuni ish-kolegëve ose klientëve të dëshmojnë për aftësitë tuaja. Sigurohuni që ta bëni çdo citim ose dëshmi që do përdorni tërheqëse vizualisht.

Merrni parasysh krijimin e një numri të vogël të mostrave përkatëse të punës, veçanërisht nëse nuk jeni në gjendje të shfaqni projektet e mëparshme.

Ndonjëherë nuk mund të përdorni punën tuaj të kaluar si pjesë e portofolin tuaj: Ndoshta nuk keni leje për të shfaqur projektin, ose natyra e punës suaj është konfidenciale. Nëse kjo është situata në të cilën ndodheni, mund të përqendroheni në seksione të tjera të profilit.

Jepni informacion shtesë për çdo artikull të portofolit

Kur të shtoni artikuj në portofolin tuaj, jepni sa më shumë informacion për secilën pjesë duke paraqitur një pamje të qartë të rolit tuaj në çdo projekt. 

Përdorni kutinë e tekstit të përshkrimit të projektit për të shkruar një histori të shkurtër por interesante se si lindi projekti. Për shembull:

  • Shpjegoni se cila ishte detyra juaj kryesore.
  • Përshkruani se si e trajtuat problemin e klientit.
  • Theksoni aftësitë, mjetet dhe teknologjitë që keni përdorur për të përmbushur kërkesat e klientit.
  • Përfshini çdo detaj tjetër të rëndësishëm të cilat kanë ndihmuar në arritjen e qëllimeve të projektit.
  • Qëndroni të shkurtër dhe konciz; një ose dy paragrafë të shkurtër.

Ju gjithashtu mund t’i lidhni artikujt në portofolin tuaj me projektet e kaluara. Kjo krijon lidhje më të qarta midis projekteve, pjesëve të portofolit, komenteve dhe vlerësimeve të klientëve, të cilat mund të ndihmojnë në verifikimin e ekspertizës suaj, në ndërtimin e besueshmërisë për klientët e mundshëm dhe për t’u dhënë këtyre artikujve më shumë shikueshmëri në profilin tuaj.

Zgjidhni një foto profili profesionale

Klientët duan të ndjejnë se mund t’i besojnë një freelancer-i përpara se ta angazhojnë në një projekt dhe fotografia e profilit tuaj është një pjesë e rëndësishme e ekuacionit.

Krijoni propozime fituese

Një propozim Upwork ju jep mundësinë të dërgoni një mesazh me aplikacionin tuaj për të bindur klientët se jeni i përshtatshëm për punën qe ata kërkojnë. Kjo hyrje e shpejtë dhe koncize, e ngjashme me një letër motivuese shpjegon pse klienti duhet t’ju punësojë. Kjo ju lejon të nxisni interesin e një klienti për shërbimet tuaja dhe të përmendni pikat kritike se si mund ta zgjidhni problemin e tyre.

Shkrimi i një propozimi Upwork është një aftësi më vete, dhe ashtu si çdo aftësi tjetër, praktikimi mund të përmirësojë teknikat tuaja. Kur bëhet fjalë për të shkruar një propozim të mirë, struktura është një nga gjërat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh. Çdo propozim duhet të jetë unik për profesionistin e pavarur dhe përshkrimin e punës. Ja disa nga elementët më të zakonshëm që shumica e propozimeve të mira duhet të përfshijnë:

  1. Një përshëndetje dhe prezantim i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe i ndjekur nga një rideklarim konciz i nevojës ose problemit thelbësor të klientit.
  2. Një deklaratë e qartë që u thotë klientëve se ju mund ta zgjidhni problemin e tyre dhe se mund të filloni menjëherë.
  3. Një përmbledhje e shkurtër, mundësisht dy deri në tre fjali, duke i treguar klientit të mundshëm saktësisht pse ju jeni zgjedhja perfekte për punën që ai kërkon.
  4. Një përshkrim i shkurtër por i detajuar i metodave dhe proceseve që do të përdorni për t’iu qasur projektit dhe për të ofruar një shërbim të shkëlqyer.
  5. Bashkëngjitje të tilla si dokumente, skedarë të punimeve ose lidhje me portofolin tuaj që demonstrojnë projektet tuaja të kaluara të cilat lidhen drejtpërdrejt me nevojat e klientit.

Propozimi juaj nuk duhet të jetë shumë i gjatë për sa kohë që konfirmon se e kuptoni problemin dhe tregon se mund ta zgjidhni atë. Gjithmonë synoni për një shkrim të shkurtër, të pastër dhe konciz. 

Shkrimi i disa fjalive të para tërheqëse është jetik për t’u siguruar që propozimi juaj të mos injorohet.

Tregoni që i kuptoni qëllimet e klientit dhe përshkrimin e punës.

Përgatituni për intervista

Për të përfunduar intervistën tuaj të ardhshme me klientin, ja disa sugjerimeqë duhet t’i keni parasysh:

  • Jini aq profesional sa do të ishit personalisht, si p.sh. të paraqiteni në kohë dhe të visheni siç duhet.
  • Studioni postin e punës dhe jini të përgatitur për të bërë pyetje të menduara.
  • Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur për klientin.

Hulumtimi i klientit mund të jetë i ndërlikuar nëse ai nuk ka dhënë ndonjë informacion në postin e tij të punës, por ju mund të mblidhni informacion nëpërmjet kanaleve të tjera:

Hidhini një sy reagimeve nga persona të tjerë të pavarur me të cilët ai ka punuar. A përfshijnë emra apo përmendin ndonjë gjë për biznesin?

A e përmend posti i punës industrinë apo klientin? Edhe nëse nuk e dini se kush është klienti, marrja e informacionit rreth projektit mund të jetë një avantazh.

Por e ndërtoni sic duhet profilin dhe portofolin tuaj në internet, ose nëse ofroni një shërbim të paketuar në Katalogun e Projekteve, mund të mos jetë e nevojshme bërja e një interviste.

Jini të durueshëm kur përpiqeni të fitoni klientin tuaj të parë

Kur je i ri në Upwork, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh është të njohësh rregullat e Upwork në mënyrë që të mos i shkelësh ato pa dashje, si dhe të kuptosh se si mund të funksionojë tregu i punës për ty.

Ka shumë burime të disponueshme ku mund të njihesh me rregullat dhe me mënyrat sesi të shmangësh mashtrimet e mundshme, të tilla si:

Zhvillimi i një biznesi të suksesshëm dhe të pavarur është vetëm çështje kohe. Jini të durueshëm, qëndroni optimistë dhe punoni për të gjetur më shumë klientë.

Vazhdoni të përditësoni dhe përmirësoni aftësitë tuaja

Një gjë që do të mësoni shpejt për drejtimin e një biznesi është se të qenit proaktiv shpërblehet, pavarësisht nëse mendoni për projektin tuaj të ardhshëm, ndjekjen e tendencave në industrinë tuaj ose mbajtjen e ekspertizës suaj të mprehtë.

Pra, ndërsa filloni të krijoni rutinën tuaj të re si pronar biznesi, merrni parasysh të krijoni kohë edhe për kërkime dhe mësime të rregullta.

Ndërtoni marrëdhënie me klientët

Nëse filloni një projekt me një klient, mos e mendoni si të vetmen marrëveshje që do të keni me të. Përpiquni të ndërtoni një partneritet afatgjatë me klientët tuaj ekzistues dhe ata të kaluar. Ju mund të bëni të njëjtën punë për klientin ose të rekomandoni një shërbim shtesë që i jep vlerë atij. 

Një përfitim tjetër i krijimit të një marrëdhënieje me klientët tuaj është se ata mund t’ju ndihmojnë të gjeni më shumë mundësi. Pasi të përfundoni një projekt, mund të kërkoni një dëshmi ose referim që do t’ju ndihmojë në tërheqjen e klientëve të rinj.