Si një gjigant i industrisë së erës planifikon të zgjidhë problemin e mbetjeve plastike të kësaj industrie

Teknologji

Një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të turbinave me erë thotë se ka një zgjidhje potencialisht novatore për problemin e madh të industrisë së mbetjeve plastike. Javën e kaluar, Vestas njoftoi se gjeti një mënyrë të re që tehët e turbinës të riciklohen për të prodhuar turbina të reja.

Turbinat moderne me tehe më të gjata se lartësia e Statujës së Lirisë po pushtojnë shpejt tokën dhe detin. Ata janë super të fortë, të ndërtuar për t’i bërë ballë elementëve natyrorë për dekada. Por pasi çaktivizohen, zakonisht shndërrohen në mbeturina. Në nivel global deri në vitin 2050, tehët e turbinave pritet të bëhen 43.4 milion ton plehra.

Vestas ka dhënë shumë pak informacion deri më tani se si teknologjia e saj e re rikuperon plastikën e përdorur për të bërë fletë të reja turbinash. Por nëse kompania mund ta arrijë atë, do të ishte një ndryshim i lojës për industrinë e erës.

Tehet e turbinës nuk janë bërë nga plastika e zakonshme. Shumica e plastikës tjetër që hasim në jetën tonë të përditshme mund të shkrihet dhe të riformohet. Por kjo lloj plastike, epoksi (Epoksi është një plastikë që ka një unazë epokside të përbërë nga dy atome karboni që janë të lidhur vetëm me një atom të përbashkët oksigjeni) është projektuar kimikisht për të qenë pothuajse e pathyeshme. 

Gjatë procesit të kurimit, molekulat e zinxhirit të kësaj lloj plastike formojnë lidhje pothuajse të pathyeshme të quajtura lidhje të kryqëzuara. Si rezultat, epoksi do të ruajë formën dhe strukturën e tij kimike edhe në temperatura të larta dhe kushte ekstreme. Mund ta mendoni si të bardhat e vezëve të gatuara, pasi t’i keni gatuar një herë, të bardhat e vezëve nuk do të kthehen më kurrë në gjendje të lëngshme.

“Materiali në fletët e turbinave për dekada është optimizuar për të qëndruar për aq kohë sa të jetë e mundur edhe në kushte ekstreme të motit… ky fokus gjithashtu na ka bërë të besojmë se ishte e pamundur t’i riciklosh ato,” thotë një specialist për konceptet e inovacionit në Vestas, “Por tani ne kemi gjetur një çelës teknik për të zhbllokuar këtë potencial.”

Ky çelës është një proces kimik që Vestas zbuloi gjatë punës së bashku me Universitetin Aarhus, Institutin Teknologjik Danez dhe prodhuesin e epoksisë Olin. Hapi i parë është zhytja e tehut në një lëng që ndan epoksidin nga materialet e tjera, i cili zakonisht është qelqi ose fibra karboni. Në hapin e dytë të procesit, epoksi trajtohet përsëri për ta zbërthyer atë në përbërësit e tij kimikë. Rezultati, sipas Vestas, është një epoksid i cilësisë së parë që mund të përdoret përsëri për të bërë një teh të ri turbine.

Deri më tani, kompania ka pasur sukses vetëm në demonstrimin e këtij procesi në një shkallë të vogël duke përdorur “copa tehesh të turbinave”. Vestas po punon me Olin dhe kompaninë e riciklimit Stena Recycling për të rritur këtë projekt pilot.

Si fillim, Vestas thotë se procesi i tij mund të rikuperojë një “shumicë” të epoksidit në tehet e vjetra, por kompania nuk mund të thotë se sa herë epoksidi mund të ripërdoret përmes procesit të ri kimik që ka shpikur. Pra, është e paqartë nëse kjo thjesht zgjat jetën e materialit në vend që ta bëjë atë pafundësisht të ripërdorshëm.

Që plastika mund të ripërpunohet përsëri dhe përsëri është një keqkuptim i zakonshëm rreth riciklimit. Edhe plastika elastike është e vështirë të ripërdoret. Vetëm 9 % e saj mund të riciklohet. Shumicën e kohës, plastika “ciklohet poshtë” – shndërrohet në një produkt me vlerë më të ulët – për shkak të mënyrës se si cilësia degradohet sa herë që materiali ripërpunohet. Dhe pajisjet e bëra duke përdorur plastikë të ricikluar shpesh duhet të përforcohen me plastikë të re, gjë që në fund mund të çojë në më shumë mbeturina.

Vestas gjithashtu nuk po ndan se cilat kimikate planifikon të përdorë në këtë proces përveçse i përshkruan ato si mallra që janë “të disponueshme dhe relativisht të lira”. 

Kompania gjithashtu duhet të kuptojë se çfarë të bëjë me mbetjet e tjera përveç epoksisë. Tehet e turbinës janë bërë me një përzierje epoksi dhe qelqi ose fibra karboni. Këto fibra zakonisht përbëjnë gjysmën ose më shumë të materialit. Pra, për të ricikluar të gjithë tehun, kompania duhet të rimarrë të gjithë përbërësit. 

Megjithatë, industria në rritje e erës do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me të gjitha ato turbina të vjetra. Në Evropë, fletët e turbinave janë përdorur për të ndërtuar ura. Materiali i tehut mund të përdoret gjithashtu për të bërë çimento. 

Vestas, nga ana tjetër, shpreson se ka gjetur një zgjidhje për sfidën e mbeturinave të energjisë së erës. Nëse është e suksesshme, teknologjia e re mund të përdoret edhe për t’i dhënë jetë të re turbinave që tashmë janë hedhur poshtë. Dhe mund të shpëtojë potencialisht epoksidin e përdorur në hapësirën ajrore dhe industri të tjera.