Everything,everywhere, all at once 

Filma

Viti: 2022
Kohëzgjatja: 2 orë e 19 min
Zhanri: Aksion, Aventurë
, Komedi
🎬 Regjizori: Daniel Kwan & Daniel Scheinert (Daniels)

Multiverses janë kaq në modë tani. Dhe domosdo, në një kohë kur njerëzit nuk mund të shikojnë as telefonat e tyre pa u përballur me një numër në dukje të pafund realitetesh konkurruese – një kohë kur çdo gjë duket mjaft afër për ta prekur, por pothuajse asgjë nuk duket e mundur për t’u ndryshuar, madje edhe njerëzit më të lumtur që njihni janë të munduar nga ndjesia e asaj që mund të kishin qenë.

“Everything,everywhere, all at once” është një film për një grua kinezo-amerikane të trazuar që përpiqet të përfundojë taksat e saj. Evelyn Wang po auditohet – fillimisht nga institucioni i taksave, dhe më pas nga të këqijat e tjera të mëdha të multiversit tonë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kokëfortë, i pamëshirshëm, Waymond emigruan në Kaliforni në kërkim të lumturisë, por ëndrrat e tyre për një të ardhme më të ndritur u shuan shpejt nga realiteti i drejtimit të një biznesi të vogël dhe rritjes së një fëmije.

Spektri i grave që Evelyn imagjinonte se ajo mund të bëhej zvogëlohej çdo ditë e më shumë, mundësitë digjeshin si letra derisa pronarja e një lavanderie të dështuar ishte i vetmi person që mbeti. Tani jeta e Evelyn konsistonte në hapjen e rrugës së saj përmes mikro-agresioneve raciste në punë dhe më gjerë, dhe mendjengushtësisë ndaj vajzës së saj lezbike Joy. 

Por, një takim urgjent me inspektoren e taksave ndërpritet nga një lutje edhe më urgjente për Evelyn për të shpëtuar të gjithë multiversin nga asgjësimi. 

Evelyn e gjen veten duke u përplasur mes “shtigjeve alternative të jetës” ndërsa kalimtarët si Deirdre janë rekrutuar në një luftë midis një universi paralel dhe një gjysmëperëndie që kërcënon dimensionet. Shfaqet shpejt një ndryshim thelbësor: Evelyn nuk është Një, ajo është Zero. Në një det të pafund Evelynësh të mundshëm, ajo është shuma përfundimtare e potencialit të parealizuar dhe mundësive të humbura. Asnjë version tjetër i saj nuk ka gjetur kaq pak gëzim te njerëzit që ajo do – vajza e saj mbi të gjitha.

Pjesa tjetër mbetet për t’u zbuluar nga ju. 🙂

“Everything,everywhere, all at once”  ka të bëjë me gjetjen e diçkaje për t’u mbajtur në mes të harresës. I frymëzuar nga rezultati i Son Lux-it që gjithmonë arrin të gjejë një masë harmonie mes kaosit, Daniels e kthen lodhjen nga punët e rëndomta në lavanderinë e rrobave dhe mërzinë e taksave në një luftë apokaliptike kundër vetë frymës së nihilizmit. 

Duke krijuar një multivers kaq të gjerë sa që edhe mrekullitë më të mëdha reduktohen në pashmangshmëri statistikore, Daniels ka bërë diçka vërtet të veçantë: një film që pajton vogëlsinë e jetës sonë me pafundësinë e potencialit të tyre. Ky mund të mos jetë i vetmi univers që ekziston, por është i vetmi që kemi. Dhe nëse jemi në gjendje ta shohim qartë, ka një shans që mund të jetë i vetmi që na nevojitet.