11 filmat më të mirë që mund të shihni këtë Prill 

Filma

1. Air

Një dekadë pasi Argo i Ben Affleck u shpall filmi më i mirë në Oscar, dhe shtatë vjet pas publikimit të sagës së tij gangstere, Live By Night, Affleck më në fund ka realizuar një tjetër film… dhe ka të bëjë me një këpucë. Por jo çfarëdo lloj këpuce. Shkruar nga Alex Convery, Air tregon historinë se si Nike ndryshoi botën e veshjeve sportive në vitet 1980 me krijimin e atleteve Air Jordan. Affleck luan shefin e kompanisë, Phil Knight, ndërsa Matt Damon luan si Sonny Vaccaro, një ekzekutiv që bind Knight të shpenzojë të gjithë buxhetin e tij për një lojtar të ri, të paprovuar, Michael Jordan. Tani gjithçka që ai duhet të bëjë është të bindë nënën e Jordanit, të luajtur nga Viola Davis, që të vazhdojë me marrëveshjen. Si gjithmonë, Affleck mbetet një nga regjisorët që mund të maskojë një shëmbëlltyrë të fuqishme si një argëtim marramendës dhe të këndshëm për turmën.

Publikohet më 5 prill.

2. Suzume

Makoto Shinkai njihet ndryshe dhe si Hayao Miyazaki i ri, që do të thotë se karikaturat e tij artistike fantastiko-shkencore, si “Your Name” dhe ”Weathering With You”, krahasohen me kryeveprat e bëra nga bashkëthemeluesi legjendar i Studio Ghibl. Eposi më i fundit i animes i Shinkai-t paraqet një vajzë adoleshente që zbulon një portal në një botë tjetër, ku fshihet një forcë monstruoze aliene. I takon asaj të shpëtojë universin, me ndihmën e një maceje magjike dhe një djali që është kthyer në një karrige që ecën dhe flet. Është një vepër intriguese, befasuese, shpesh spektakolare dhe e bukur, si një film fantastiko-shkencor fatkeqësish mbinatyrore ose një ese mbi natyrën dhe politikën.

Filmi publikohet më 14 prill.

3. Are you there God? It’s me, Margaret

Në romanin klasik të Judy Blume, një vajzë 11-vjeçare lëviz nga Nju Jorku në periferi të Nju Xhersit, ku merret me pubertetin dhe lufton me identitetin e saj fetar. Libri u botua në vitin 1970, por sapo është bërë edhe film, me Abby Ryder Fortson (Cassie në dy filmat e parë të Ant-Man) si Margaret, dhe Rachel McAdams dhe Benny Safdie si prindërit e saj. Pse Blume priti kaq gjatë për të lënë dikë ta përshtaste atë? “Ajo ishte shumë nervoze përsa i përket faktin se a do arrinte një film të shprehte pikërisht atë që ka arritur të shprehë ajo”, tha shkrimtarja dhe regjisori i adaptimit, Kelly Fremon Craig, ”Kur u ula me të, ajo sapo kishte parë filmin tim të parë, ‘The Edge of Seventeen’, dhe u shpreh se kjo e bëri të ndihej e sigurt se do të përqafoja të gjitha të metat dhe nuancat … [me] të njëjtën ndershmëri për të cilën ajo është aq e njohur”.

Publikohet më 28 Prill.

4. Peter Pan & Wendy

Po, ky është një tjetër xhirim live-action i një filmi vizatimor klasik të Disney-t, i cili mund të mos duket shumë tërheqës pas Pinokut të vitit të kaluar (i Robert Zemeckis, jo ai i Guillermo del Toro). Por Peter Pan & Wendy drejtohet nga David Lowery, i cili bëri xhirimin më të guximshëm të Disney, Pete’s Dragon, dhe projektet e tjera të të cilit, si The Green Knight dhe A Ghost Story, renditen si disa nga filmat më të çuditshëm amerikanë të kohëve të fundit. “Unë mendoj se, duke folur personalisht, është gjëja ime e preferuar nga ato që kam bërë deri tani. Unë hyra në të duke menduar se kam pasur një rast klasik të sindromës Peter Pan. Unë nuk dua të rritem. E kush e do? Është filmi i parë që kam bërë nga perspektiva e të rriturve, nëse kjo ka ndonjë kuptim.”

Publikohet më 28 Prill në Disney Plus


5. Renfield

Chris McKay, regjisori i The Lego Batman Movie, sjell një lloj tjetër batman-i në një komedi-romancë-horror. Nicolas Cage luan Kontin Dracula, i cili është gjallë dhe shëndoshë e mirë në New Orleans-in e sotëm. Nicholas Hoult luan në rolin e shërbëtorit të tij të shumëvuajtur, që ha insekte (Renfield) dhe Awkwafina luan rolin e policit të trafikut që e bind Renfieldin se gjuetia e viktimave të pafajshme për t’u ushqyer një vampir nuk është karriera ideale. Traileri duket argëtues, por pjesa emocionuese është Cage duke i zhytur dhëmbët e tij në një rol kaq të lëngshëm. “Koncepti i Drakulës, në vetvete, është një sfidë,” tha Cage. “Është bërë shumë herë tashmë… Unë sigurisht i admiroj Christopher Lee dhe Frank Langella dhe Bela Lugosi dhe Gary [Oldman]. Por doja të shihja nëse mund t’i sillja diçka të freskët personazhit.”

Publikohet më 14 prill.

6. Showing Up

Filmat rreth artistëve priren të zgjedhin gjenitë me famë botërore (Mr Turner, Surviving Picasso) ose të huajt që luftuan për të marrë njohjen që meritonin (Maudie, The Electrical Life of Louis Wain). Drama komedi e Kelly Reichardt, Showing Up, fokusohet te ata artistë që vazhdojnë punën, ditë pas dite, edhe pse nuk ka gjasa që të bëhen të pasur apo të famshëm. Michelle Williams luan si Lizzie, një skulptore që po nxiton të përfundojë një grup figurash balte për një shfaqje solo në Portland. Showing Up  është “një gëzim absolut dhe i hidhur i një komedie të vogël për të bërë art dhe për të jetuar jetën”, thotë Alissa Wilkinson.

Publikohet më 7 prill në SHBA dhe më 14 prill në Kanada

7. One Fine Morning

E njohur më së shumti për interpretimin e të dashurës së James Bond-it në Spectre dhe No Time to Die, Léa Seydoux është një nënë beqare disi e ndryshme në One Fine Morning (Un Beau Matin), një dramë-komedi-romancë e hidhur, e shkruar dhe e drejtuar nga Mia Hansen-Løve. Personazhi i Seydoux është një përkthyese i ve që jeton në Paris. Ajo e kalon gjysmën e kohës së saj të lirë duke u kujdesur për vajzën e saj tetëvjeçare dhe gjysmën tjetër duke u kujdesur për të atin (Pascal Gregory), një profesor i filozofisë në pension, i cili tani vuan nga çmenduria. Kur ajo krijon një lidhje me një mik të martuar, Clément (Melvil Poupaud), është hera e parë në vite që ajo ka menduar për nevojat e saj, në vend të atyre të të tjerëve. 

Publikohet më 14 prill.

8. Little Richard: I am Everything

Riçard Penniman me mustaqe me laps, i cili vdiq në vitin 2020, ishte një nga baballarët themelues të rock ‘n’ roll-it, por kompania e tij diskografike mbajti shumicën e honorarëve të tij; këngëtarët e bardhë regjistruan kopje të Tutti Frutti-t dhe hiteve të tjera të tij në piano; dhe komentuesit e panë atë si shumë teatral për t’u marrë seriozisht si një interpretues revolucionar. Por tani një dokumentar i drejtuar nga Lisa Cortés rregullon ekuilibrin, me ndihmën e fansave të tillë si Mick Jagger dhe John Waters. Sipas Owen Gleiberman në Variety, është “dokumentari magjepsës që Little Richard e meriton. Është një film që kupton, nga brenda jashtë, se çfarë artisti i madh dhe transgresiv ishte, se si shkëlqimi i tij i shpërthimit të yjeve ndryshoi të gjithë energjinë e kulturës – por gjithashtu se si natyra mahnitëse radikale e asaj që ai bëri, pothuajse që nga momenti që ndodhi, u fut nën qilimin e narrativës zyrtare të rock ‘n’ roll-it.” 

Publikohet më 21 Prill në SHBA dhe 28 Prill në MB

9. Evil Dead Rise

Është e përshtatshme që ekskluziviteti i Evil Dead vazhdon të riktheht. Sam Raimi bëri tre komedi të tmerrshme horror me mikun e tij Bruce Campbell midis viteve 1981 dhe 1992. Më pas erdhi një version nga një regjisor tjetër në 2013. Dhe kjo u pasua nga një serial televiziv, Ash vs Evil Dead, që u shfaq nga 2015 deri në 2018. Tani vjen një kapitull i ri, i shkruar dhe drejtuar nga Lee Cronin. Lily Sullivan luan rolin e një gruaje që po viziton motrën e saj, kur nga një libër i keq dalin të gjitha figurat demonike. Evil Dead Rise i Cronin është një shpërthim gjaku. Ky është lloji i filmit horror që e bën audiencën të dashurohet përsëri me zhanrin.

Publikohet më 21 prill.

10. Filmi Super Mario Bros

Super Mario Bros i Nintendo është një nga video lojërat më të shitura dhe më të vlerësuara të krijuara ndonjëherë. Filmi spin-off nuk ishte aq i suksesshëm. Me protagonistë Bob Hoskins dhe John Leguizamo, ai ishte një dështim famëkeq kur doli në 1993, gjë që mund të jetë dhe arsyeja pse janë dashur 30 vjet që dikush të provojë një rikthim. Por ja ku është më në fund, një karikaturë nga regjisorët e Teen Titans Go!. Chris Pratt dhe Charlie Day realizojnë zërat e hidraulikëve italo-amerikanë të cilët janë futur në një planet me kërpudha dhe breshka inteligjente. Anya Taylor-Joy bën zërin e heroinës, Princeshës Peach, Jack Black bën zërin e Bowser, i cili synon të pushtojë mbretërinë e saj, dhe Seth Rogen zërin e një ikonë arkade, Donkey Kong. Ky film i Super Mario Bros me siguri do të jetë një përmirësim në krahasim me atë të fundit.

Publikohet më 5 prill.

11. Beau is Afraid.

Kini frikë, kini shumë frikë, pasi Ari Aster sjell një film që duket të jetë po aq shqetësues sa edhe më i çuditshëm. Joaquin Phoenix luan si një burrë në moshë të mesme që niset të vizitojë nënën e tij. Por kur del shtëpia, zbulon disa njerëzit që po bëjnë trazira në rrugë. Më pas ai goditet nga një çift i luajtur nga Amy Ryan dhe Nathan Lane, të cilët e zënë në kurth në shtëpinë e tyre. Përpjekjet e tij për t’u arratisur e çojnë atë në disa dekada dhe dimensione të ndryshme – ose kështu sugjeron traileri. Detajet e komplotit janë ende jashtëzakonisht misterioze, por surrealizmi i frikshëm i filmit, shtrirja e gjerë dhe zymtësia ekzistenciale të kujtojnë veprën e Charlie Kaufman.

Publikohet më 21 prill në SHBA dhe Islandë, 27 prill në Greqi dhe 27 prill në Spanjë, Norvegji dhe Suedi.

BBC