Bëjeni biznesin tuaj te suksesshëm nëpërmjet Video-Marketingut

Biznes

Videoja është një medium i fuqishëm që i lejon bizneset të komunikojnë me audiencën e tyre në një mënyrë të ndryshme nga format e tjera të komunkimit. Si krijesa vizuale, njerëzit priren të kenë më shumë vëmendje ndaj gjërave vizuale si fotot apo videot sesa për tekstin.

Pavarësisht fuqisë së videos, shumë pronarë të bizneseve të vogla supozojnë se marketingu me video është i aksesueshëm vetëm për korporatat e fuqishme. Buxheti, koha dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar video janë arsyet kryesore pse pronarët e bizneseve të vogla e shmangin këtë lloj marketingu.

Por, strategjia e marketingut me video është shumë më e arritshme sesa mund të mendoni.

Çfarë është Video Marketingu?

Video Marketingu përfshin krijimin, organizimin dhe përdorimin e videove për të promovuar biznesin tuaj dhe produktet ose shërbimet e tij tek një audiencë e synuar. Qëllimi është të mbani klientët potencialë të angazhuar me markën tuaj në një mënyrë argëtuese dhe të keni gjithmonë vëmendjen e audiencës tuaj.

Reklamimi me video mund të japë rezultate të jashtëzakonshme. Raporti i Gjendjes së Marketingut të HubSpot zbuloi se video-ja ishte forma kryesore e medias së përdorur në marketingun e përmbajtjes, më shumë edhe se bloget ose infografikët.

Pra, pse videoja është kaq efektive në marketing?

Përpara se të investoni në përdorimin e videove për të reklamuar biznesin apo produktin tuaj, le të eksplorojmë përfitimet e Video Marketingut për biznesin.

Normat më të larta të konvertimit

Shndërrimi i shikuesve mesatarë në klientë me pagesë është qëllimi përfundimtar i marketingut.

Një studim i vitit 2015 nga Vidyard zbuloi se marketingu me video u dha bizneseve që e përdorin atë një normë klikimesh 27% më të lartë dhe një normë konvertimi 34% më të lartë se ato që nuk e kishin.

Përmirësimi i shtrirjes sociale

Disa nga platformat më të njohura të mediave sociale janë optimizuar për përmbajtje vizuale. Facebook, Instagram, Pinterest, YouTube, Twitter dhe TikTok ofrojnë një mundësi të përsosur për të përmirësuar shtrirjen sociale të biznesit tuaj dhe për të rritur ndërgjegjësimin për markën.

Videot janë jashtëzakonisht të pranishme në çdo rrjet social. Videot kanë potencialin për të arritur shumë më tepër se çdo lloj tjetër postimi reklamues.

Kredibilitet dhe besim më i madh

Videoja ju jep një mundësi të shkëlqyer për të krijuar besueshmëri tek audienca e synuar, kjo sepse është diçka më vizuale dhe më e prekshme e produktit ose shërbimit që po ofroni.

Videot mund të jenë udhëzuese apo përshkruese.

Sipas një studimi të vitit 2020 nga Wyzowl, 86% e njerëzve thanë se videoja e një marke i bindi ata të blinin një produkt ose shërbim.

Video Marketingu përmirëson strategjitë e tjera të marketingut

Videoja është një formë dinamike e marketingut që lidhet lehtësisht me strategji të tjera.

Për shembull, nëse tashmë po postoni bloge udhëzuese, mund të prodhoni të njëjtin material në një format video. Në mënyrë të ngjashme, nëse keni krijuar një listë të gjerë email-esh, mund të filloni të përfshini marketingun e videove në fushatat tuaja të postës elektronike për të përmirësuar efektivitetin e tyre.