Si të kuptoni nëse truri juaj ka nevojë për pushim?

Shëndetësi

Marrja e disa minutave për të bërë një puzzle – ose duke ngulitur vështrimin në hapësirë – mund t’ju lejojë të ktheheni në punë më të mprehtë dhe më krijues.

Është ora 1 e mesditës. A e dini se çfarë po bën truri juaj?

Nëse përgjigja është navigimi në internet në vend që të përfundoni tasket e ditës, kjo tregon se është koha të largoheni nga tavolina juaj e punës. Lodhja e trurit është e vërtetë. Dhe kundërhelmi ndaj këtij lëmshi mendor të mesditës është : duhet të bëni një pushim.

Është e pamundur që ne të përdorim fokusin dhe vëmendjen në mënyrë të qëndrueshme për periudha të gjata kohore. Edhe pse truri nuk është një muskul, analogjia është e mirë, pasi puna dhe përqendrimi kërkon që truri ynë të djegë energji.

Por arsyeja më bindëse se pse duhet të bëni një pushim është se kjo mund të përmirësojë aftësinë tuaj për të bërë punë cilësore. Një rishikim sistematik i vitit 2022 zbuloi se edhe pushimet e shkurtra që zgjasin 10 minuta ose më pak reduktojnë lodhjen mendore dhe rrisin energjinë.

Këto pushime përmirësojnë veçanërisht performancën në detyrat që kërkojnë kreativitet.

Analiza zbuloi se sa më i gjatë të ishte pushimi, aq më e mirë do ishte performanca. Meqenëse pak prej nesh mund të bëjnë pushime të pakufizuara, truku është të përdorni kohën që keni me mençuri – edhe nëse kjo do të thotë të injoroni pamjen e nevrikosur të shefit tuaj.

Si përqendrohemi (ose jo).

Të përqendrohesh nuk është aq një veprim sesa një mënyrë përpunimi e informacionit. Kur jemi të përqendruar, truri ynë filtron shpërqendrimet, nga aroma e peshkut në mikrovalën e zyrës deri te zhurma e pandërprerë e stilolapsit të një kolegu të punës.

Kur nuk jemi të fokusuar, truri ynë kalon në “gjendjen e modalitetit të paracaktuar”, që do të thotë “mos bëj asgjë”, gjendje e cila aktivizohet në momentet kur ne ëndërrojmë.

Në trurin e shumicës së njerëzve, menaxhimi i listës së detyrave të zakonshme është i lehtë, edhe pse mund të bëhet vetëm duke i marrë ato një nga një. Zgjidhja e problemeve dhe inovacioni zakonisht kërkojnë që ta lini mendjen tuaj të endet në mënyrë që të gjeni zgjidhje të mundshme.

“Gjendja e modalitetit të paracaktuar” në fakt mund të marrë detaje nga qoshet dhe çarjet në kujtimet e trurit tuaj gjë që truri logjik nuk e bën dot. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë njerëzit thonë se idetë e tyre më të mira i kanë patur në dush.

Për të menduarit krijues, ne duhet t’u japim mendimeve tona hapësirë për të bredhur dhe eksploruar.

Koha është gjithçka.

Njerëzit mund të mendoni me vetëdije vetëm për një ose dy gjëra në të njëjtën kohë. Ky është një kufizim themelor i trurit të njeriut.

Njerëzit mund të mendojnë me vetëdije vetëm për një ose dy gjëra në të njëjtën kohë. Ky është një kufizim themelor i trurit të njeriut.

Bërja e disa gjërave njëkohësisht mund të rrisë gabimet, të ulë kreativitetin dhe të shkaktojë lodhje. Nëse puna juaj kërkon që ju të bëni shumë detyra, shanset janë që do t’ju duhet të bëni një pushim më të shpeshtë.

Sa shpesh? Truri i secilit punon ndryshe, kështu që nuk ka një formulë të saktë. Kjo gjithashtu varet nga ajo që ju bëni.

Detyrat e rëndomta ose të mërzitshme nuk prodhojnë shpërblimin e dopaminës që marrim kur angazhohemi me diçka interesante. Dopamina na ndihmon të ngushtojmë botën tonë vizuale dhe dëgjimore dhe rrit motivimin, kështu që mund të keni nevojë për pushime më të shpeshta kur bëni këto lloj detyrash.

Ju gjithashtu mund ta ndërtoni fokusin me kalimin e kohës. Nëse keni nevojë për një pushim çdo 30 minuta, provoni të vendosni një kohëmatës.

Mos hiqni dorë shumë shpejt.

Një gjë për t’u theksuar: Teknika popullore Pomodoro, e cila përfshin punën për 25 minuta përpara se të bëni një pushim prej tre deri në pesë minuta, është më shumë një metodë për të luftuar zvarritjen sesa optimizimin e fokusit të thellë. Duhet kohë për t’u rikthyer në punë pas një ndërprerjeje. Nëse kohëmatësi juaj fiket, por ju jeni ende në zonën e punë s dhe produktivitetit, vazhdojeni atë.

Merrni parasysh ritmet tuaja përpara se të vendosni në mënyrë arbitrare një kohëmatës. Disa njerëz janë më produktivë në mëngjes ndërkohë që ca të tjerë mund të jenë në darkë.

Lëvizni më shpesh.

Të shkosh në natyrë për një lloj aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për t’i dhënë pushim trurit, tha Dr. Mark. Ajo punoi në një studim me Microsoft Research që zbuloi se punëtorët që bënin një shëtitje 20-minutëshe në natyrë u kthyen në punën e tyre me “vëmendje divergjente” më të madhe, që do të thotë se ata kishin ide më kreative pas kthimit sesa ata që vazhduan të punonin.

Nëse nuk mund të dilni në natyrë, një shëtitje nëpër zyrë do të sjellë gjithashtu përfitime. Dr. Pillay i referohet aktivitetit fizik të mesditës si një “pushim përforcues”, bazuar në një studim të vitit 2013 që zbuloi se punëtorët që morën një pushim 15-minutësh për të lëvizur raportuan ulje të stresit dhe ndërveprim social të përmirësuar në vendet e tyre të punës.

Mbani larg telefonin.

Ne e kemi zhvlerësuar idenë se çfarë do të thotë një pushim. Zakonisht themi: “mora një pushim nga shikimi i emaileve të mia në kompjuterin tim në mënyrë që të mund të bëja një shëtitje dhe të shikoja emailet e mia në telefon”. Kontrollimi i emaileve është tregon se truri juaj po qëndron ende në rrjetin e lidhur me detyrat, kështu që nuk po e lini plotësisht mendjen tuaj të endet. Edhe shfletimi i mediave sociale mund të mos jetë relaksimi i trurit siç mendoni se është. Nëse shihni diçka shqetësuese në Twitter, kjo mund ta ndalojë procesin tuaj të pushimit.

Lëreni “mendjen tuaj të vogël” të luajë.

Në një artikull të Daily Beast të vitit 2013, Maya Angelou iu referua procesit të saj të punës si bashkëpunim midis “mendjes së saj të madhe dhe mendjes së saj të vogël”. Mendja e saj e madhe bëri gjëra të mëdha, duke krijuar poezitë për të cilat ajo u bë e famshme. Mendja e saj e vogël, të cilën e përdorte mes sesioneve të shkrimit, i pëlqente të bënte fjalëkryqe. Mendja e vogël lejon që mendja juaj e madhe të freskohet dhe të rimbushet.

Zgjidhja e një kubi Rubik, thurja apo edhe të luash një lojë të thjeshtë në telefon mund të kenë të njëjtin efekt si një fjalëkryq. Megjithatë, kini kujdes që të mos zhyteni në raunde të pafundme lojërash. Konsideroni të vendosni një kohëmatës për 15 deri në 20 minuta, i cili duhet të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë një frymëmarrje rrjetit tuaj të trurit të orientuar nga detyra.

Merrni një sy gjumë ose hani një snack.

Pak punëtorë kanë mundësinë të bëjnë një sy gjumë gjatë mesditës, por nëse keni mundësi, bëjeni atë. Edhe vetëm një sy gjumë pesë deri në 15 minuta mund të sjellë qartësi, megjithëse do t’ju duhet një pushim më i gjatë për të rritur kreativitetin. Në përgjithësi trupit i duhen rreth 90 minuta për të hyrë në fazën e gjumit R.E.M., të cilin studiuesit e kanë lidhur me rritjen e kreativitetit.

Ose ha një snack të lehtë. Qelizat e trurit kanë nevojë për glukozë dhe aktiviteti i tyre është kritik për të qenë në fokus. Megjithatë, ngrënia e një sasie të madhe ushqimi mund të aktivizojë sistemin nervor parasimpatik, duke na bërë të përgjumur. Në vend të një cokollate, ne do ju sugjeronim një mollë.