Mania e “Vape”, çfarë duhet të dini.

Shëndetësi

Kohët e fundit, kudo në rrugët e Tiranës, në çdo kafene shikon gjithnjë e më shumë përdorues të “vape” , të cilët duket se e kanë zëvendësuar ndjeshëm zakonin e konsumimit të cigareve me këto alternativa tërheqëse. Por kjo mani po prek edhe joduhanpirësit. Shija e mirë dhe të qenit gjëja më “cool” e momentit i bën njerëzit të bien lehtësisht pre. 

E gjitha nisi me fenomenin “Big Brother”. Të kalosh një pjesë të mire të ditëve të tua duke ndjekur këto personazhe që kanë gjithmonë një vape në duar, të bën automatikisht të duash ta kesh dhe ti një të tillë. Që kur vape filloi të përdorej masivisht nga banorët e shtëpisë më të famshme ne Shqipëri, njerëzit rreth meje filluan ta blinin dhe të bëheshin përdorues të tij. Një ditë shoqja ime erdhi në kafe me një vape me shije shalqiri, dhe ditën tjetër edhe shefi kishte një të tillë dhe po e shijonte gjithë qejf teksa bënim një mbledhje te zakonshme pune.

Por çfarë është një vape? Çfare ingredientesh ka dhe cilat janë efektet anësore?

Cigaret elektronike nuk përmbajnë duhan të vërtetë ose përbërës të tjerë të dëmshëm si monoksidi i karbonit dhe katrani, të cilat gjenden në cigaret tradicionale. Në vend të kësaj, cigaret elektronike përdorin një zgjidhje të lëngshme nikotine të njohur si vape. Çfarë është saktësisht vape? Vape përbëhet nga katër përbërës bazë: ujë, nikotinë, aromatizues dhe një glikol propilen ose bazë glicerinë vegjetale.

Nikotina –Nikotina stimulon sistemin nervor qendror dhe rrit presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Kur nikotina hyn në tru, ajo lëshon një ndjenjë kënaqësie ndërsa nivelet e dopaminës rriten.

Aromatizues – Ekzistojnë mbi shtatë mijë shije, duke përfshirë qershinë, manaferrat, mollët e freskëta, tortat e ëmbla, kanellën dhe madje edhe duhanin. Do të ishte e pamundur të renditeshin të gjitha kimikatet që krijojnë shijet, por një kimikat që bie në sy është diacetili. Diacetil përdoret zakonisht për të krijuar aromën e gjalpit për kokoshkat. Ndërsa besohet se ky kimikat është krejtësisht i sigurt për t’u gëlltitur, ka prova në rritje se thithja e diacetilit mund të shkaktojë një sëmundje të pashërueshme të quajtur bronkioliti Obliterativ (OB), i njohur gjithashtu si “Mushkëritë e kokoshkave”.

Propylen Glycol (PG) – Ky është një lëng i prodhuar në laborator që FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) në përgjithësi e sheh si të sigurt në ushqim, ilaçe dhe kozmetikë. Përdoret gjithashtu për të bërë tym artificial ose mjegull për shfaqjet artistike. Mund të irritojë mushkëritë dhe sytë dhe mund të jetë më i dëmshëm për njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive si astma dhe emfizema.

Glicerina – Pa erë dhe pa ngjyrë, glicerina e lëngshme ka një shije paksa të ëmbël. Ashtu si PG, FDA në përgjithësi e sheh atë si të sigurt. Gjendet në shumë produkte, duke përfshirë ushqimin dhe barnat.

Ndërsa disa nga përbërësit e listuar më sipër dihet se janë përgjithësisht të sigurt në ushqim dhe ilaçe, ajo që mbetet e paqartë janë rreziqet shëndetësore që vijnë nga thithja e sasive të mëdha të kimikateve me kalimin e kohës. Efektet afatgjata janë pothuajse të garantuara. Se çfarë janë ato saktësisht nuk mund të përcaktohet ende. Një gjë është e sigurt: efektet nuk do të jenë të mira.

Ndërkohë që vape është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar varësinë ndaj duhanit, ne gjithashtu kemi tendencën të krijojmë varësi nga konsumimi i tyre.
Por varësia nuk mund të luftohet me varësi.

Për jo duhanpirësit dhe adoleshentët, nuk ka polemika: mos e filloni vape.

Nëse jeni një duhanpirës i rritur dhe po përpiqeni ta lini duhanin, kini parasysh se balanca e rreziqeve dhe përfitimeve dhe pasojat afatgjata shëndetësore të vape janë të pasigurta.