Disa zëvendësime të mira për Karbohidratet

Shëndetësi

Gjatë javës së fundit jam përpjekur të rifitoj barkun e sheshtë të ditëve kur bëja ushtrime aerobike 3 herë në javë (të cilave po u rikthehem, meqë ra fjala) dhe kështu kam filluar të heq dorë nga shumë prej karbohidrateve të mia të zakonshme. Jam përpjekur që të mos vrapoj drejt bukës dhe makaronave sa herë që kam uri (edhe pse janë gjëja e parë që më vjen në mendje kur jam e uritur). Po shtoj proteinat pa yndyrë dhe po ha shumë peshk, fruta deti dhe pulë të cilat i gatuaj së bashku me disa nga produktet që shërbejnë si zëvendësues të mirë të karbohidrateve si më poshtë.

Disa zëvendësime të mira për bukën, makaronat, patatet dhe orizin:

1) Sallatë.

Mos u ankoni! Po flas për sallatën e freskët të sezonit. Domate të mrekullueshme me lëng, speca shumëngjyrësh dhe gjethurina të gjelbërta. Nëse doni ide se si të bëni sallata të mrekullueshme (dhe ato do t’ju ngopin, më besoni!), me vetëm pak research mund të zbuloni receta fantastike. Përbërës të thjeshtë, metoda të shpejta, pikërisht ajo që ju nevojitet. Gjithmonë shtoni peshk të pjekur në skarë ose pulë.

2) Thjerrëzat.

Truku im më i mrekullueshëm ushqimor i këtij viti! Më pëlqejnë ushqimet e bollshme si buka dhe makaronat, por padyshim që nëse po përpiqem të reduktoj karbohidratet, ato thjesht do të jenë një pengesë për atë se çfare dua të arrij. Thjerrëzat mund t’i gjeni në çdo supermarket – nuk kushtojnë shumë. Thjerrëzat kanë një përmbajtje karbohidratesh, kështu që ato nuk janë ‘pa karbohidrate’, por nëse po kërkoni të hiqni grurin dhe të shtoni proteinat, atëherë thjerrëzat janë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë.

3) Kos natyral me pak yndyrë (Gjithsej 0%).

Në vend të ‘drithërave dhe qumështit’ po konsumoj nje tas të madh me kos dhe manaferra, ose mjedra dhe boronica. Unë zakonisht nuk i përkrah ushqimet ‘me yndyrë të reduktuar’, pasi ato shpesh kanë përmbajtje sheqeri dhe kripe për të kompensuar mungesën e shijes, por në këtë rast mendoni se është e nevojshme.

4) Lulelakra.

Nëse e zieni lulelakrën me pak qumësht dhe sapo të zbutet, shtoni pak kripë dhe piper, ajo është e aftë ta zëvendësojë krejteësisht purenë e patates. Lulelakra ka një përmbajtje të karbohidrateve, por nuk ka aq niseshte sa patatja, kështu që mendoj se është një alternativë e mirë. Sidomos e shoqëruar me mish.

Barku im është më i sheshtë për momentin – dhe gjithçka ka ardhur nga këto ndryshime të vogla. Sigurisht nuk i përmbahem gjithmonë kësaj mënyre të të ngrënit, ha edhe makarona ose pak bukë kur kam vërtet nevojë – por nëse po kërkoni të ulni karbohidratet, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur rrugëtimin tuaj.

Cili është problemi me karbohidratet?

Nuk ka asnjë problem nëse i hani ato në sasi të arsyeshme. Karbohidratet janë të shkëlqyera për një rregullim të shpejtë të energjisë (trupi i djeg ato lehtësisht dhe kështu i zgjedh ato të parat në vend të yndyrnave dhe proteinave, por ato nuk janë, besojeni ose jo, lëndë ushqyese thelbësore për trupin e njeriut. Yndyrnat dhe proteinat janë. Nuk ka asgjë të keqe me të ngrënit e karbohidrateve – ato mund të ofrojnë fibra ushqimore thelbësore – thjesht duhet t’i hamë me maturi. Karbohidratet janë, ose shndërrohen shpejt në sheqerna dhe mund të na bëjnë të ndihemi shumë të uritur, shumë shpejt.

Pra, thjesht jini pak “të vetëdijshëm për karbohidratet” – gjërat si buka e bardhë veçanërisht duhet të hahen rrallë. Nuk ka asnjë përfitim të vërtetë ushqyes dhe ndonëse është një ushqim ‘pa yndyrë’, ju duhet ta kuptoni faktin se do t’ju shëndoshë nëse hani shumë prej tij dhe pak nga gjërat e tjera.

Mos i bëni karbohidratet e përpunuara e të “lehta” bazën tuaj – një pjatë plot me oriz është thjesht një mbushës, provoni ta ndërroni me një pjatë plot me perime te bukura krokante. Gjithashtu – dhe kjo është e rëndësishme – nëse reduktoni karbohidratet, sigurohuni që po merrni mjaftueshëm proteina. Një trup i shendetshem dhe i tonifikuar, ky është qëllimi!